Nis zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën, Rama: Deti ynë, edhe i Kosovës për tregti

Politikë | 4 vite më parë

Në Portin e Durrësit ka nisur nga sot (4 tetor) zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se deti ynë është edhe i Kosovës tashmë jo vetëm për turizëm, por edhe për tregti.

“Jena1! Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, shkruan Rama.

Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që të ketë qasje në det, duke lehtësuar depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare. Dogana e Kosovës është vendosur në portin e Durrësit që nga viti 2019, zhdoganoheshin vetëm maunet dhe karburantet. Mmarrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor u nënshkrua në mbledhjen e fundit mes dy Qeverive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme