Asambleja e OKB, Xhaçka: Shqipëria do të punojë me partnerët për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se java më e ngarkuar diplomatike e vitit për Shqipërinë filloi me sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Ministrja thekson se Shqipëria do të vijojë të punojë me partnerët ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale, duke përmendur edhe luftën në Ukrainë.
“Java më e ngarkuar diplomatike e vitit filloi sot në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale, për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në botë”, shkruan Xhaçka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




