Rama: Sulmet masive kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë ishin fakt, jo akuzë

Politikë | 4 vite më parë

“Sulmet masive kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë ishin fakte, jo akuzë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë për Newsmax TV, në emisionin “Wake Up America”, në të cilin ka folur në lidhje me sulmet kibernetike, shënjestër e të cilave ishte edhe vendi ynë.

Rama ka theksuar se sulmet që ishin të drejtuara nga Irani ishin fakte, jo një akuzë.

“Qëndrimet i kemi bazuar në punën e Microsoftit dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane, që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Nuk është akuzë, por fakt. Kuptuam se ishte koha të shkëpusnin çdo lidhje me regjimin, sepse nuk mund të lejonim më që ambasada e tyre, në kryeqytetin tonë, të vijonte punën. Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë. Duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kibernetike. Jemi të përgatitur se do të ndodhin edhe të tjera sulme. Është shqetësuese që kjo po ndodh”, tha Rama.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme