Inceneratorët/ Berisha: Ndërmarrje kriminale, SKAP-i i Partisë shërben si mburojë

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga Procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për media ka ripërsëritur akuzat ndaj qeverisë lidhur me atë që e konsideron si afera e inceneratorëve. Berisha deklaroi se nuk ka ende asnjë arrestim për inceneratorët pavarësisht akuzave të artikuluara nga opozita.

“Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit. Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, Erion Veliajt, ska ligj, nuk ka institucion, s’ka forcë në këtë vend, që mund ti bëjnë gjë. Kështu, muaj më parë, skapi i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante që tejkalon 420 mln euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash. Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet. Kjo ndërmarrje kriminale, aferë është e vetmja në Shqipëri, Europë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon. Janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdoj njësoj sikundër asgjë s’ka ndodhur nga sa është konstatuar. Asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar. Askush nuk është burgosur në këtë afër. Ftoj çdo shqiptar që të shtrojë pyetjen; si mundet pas të gjitha këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave të disbursojë gjer sot rreth 10 mln euro. Të vazhdojë të disbursojë, plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit. Mbi 6 mln euro, të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës mbi 6 mln euro, të ndërtojë dhe të urdhërojë OSSHE të ndërtojë linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës me një shumë 6 mln euro. Kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin se kjo është aferë e Edi Ramës. Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin ligjor të entit kombëtar të prokurimeve publike që i thotë se negociata e mbyllur nuk mund të përdoret, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura. Është Rama ai që ka pranuar që të gjitha prokurimet për djegësat nga Elbasani, Tiranë Fier, të bëhen vetëm nga një kompani. Kompania e tyre. Ndaj nëse deri sot pagesat e prapambetura për kompanitë të tjera shqiptare dhe nuk kanë marrë shumën që u takon ka kaluar 120 mln euro për vitin, kompania e Edi Ramës, Agaçit ka marrë rreth 40 mln euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim, kjo për faktin se është kompani e qeveritarëve. Në këto kushte SKAP i partisë po përdoret si instrument, për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAPI i partisë de facto është bërë mburojë kryesor e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama Arben Ahmetaj, Engjell Agaci, Erion Veliaj e sipërmarrjen e tyre”, tha Berisha.

Kreu i PD ka dënuar atë që e quan vjedhje, dhe autorët që sipas tij janë Rama, Agaçi, Veliaj dhe Ahmetaj. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë për t’i bërë gjyqin publik  asaj që si e cilëson si organizata kriminale më e rrezikshme në Shqipëri.

“Në këtë kontekst akuzoj direkt Edi Ramën Engjell Agacin Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj dhe për faktin që ndërmerret një hap i detyruar nga gjykata duhet kontroll i administratës. Kontrollin duhet ta administrojë MF dhe Ministria e Mjedisit. Por kjo nuk ndodh se Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi partinë e tij. Është koha t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës, Ëngjëll Agacit, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetajt të cilët janë të pashpresë para jush dhe e ndjejnë. Ata kanë filluar ti përcjellin fajin njëri-tjetrit. Rama thotë se në rast se nuk ka filluar është përgjegjësia e atyre që kanë marrë paratë. Pra është përgjegjësi e Erion Velisë. Veliaj deklaron se nuk ka lidhje edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8% bonus. Erion Veliaj ka firmosur në buxhet në kundërshtim me ligjet pa pyetur Këshillin e Tiranës duke marrë pushet. Ka firmosur në emër të qarkut kur ky nuk është autoritet i tij. PD dënon me forcë këtë vjedhje pa mëshirë të kësaj organizate kriminale të SKAP-it të Partisë që shërben si mburojë. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë për t’i bërë gjyqin publik  kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme