Shkarkimi i Gledis Nanos, Rama: Tha se do të jepte dorëheqjen pasi ia kërkuam! Zhvillime të papëlqyeshme lidhur me policinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të shtunë se ish-Kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, iu kërkoi të jepte dorëheqjen nga ky post për shkak të “zhvillimeve të papëlqyeshme në polici”. Në një komunikim me qytetarët dhe mediat në Facebook, Rama tha se Nano kishte rënë dakord të jepte dorëheqjen, por më pas u tërhoq nga ky vendin duke bërë që qeveria të shkarkonte.
“Është e vërtetë që i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma konfirmoi se do ta jepte dorëheqjen të hënën, biseda u bë të shtunën, sepse ishim shumë të shqetësuar për disa zhvillime lidhur me rendin publik dhe me vetë policinë e shtetit. Kjo është e vërteta”, tha Rama.
Gledis Nano u shkarkua më 31 gusht nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili argumentoi se ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, kërkonin një përgjigje më të fortë nga Policia e Shtetit. Në krye të Policisë së Shtet është vendosur Muhamet Rrumbullaku, të cilit kryeministri Edi Rama i ka lënë 100 ditë kohë për të ndryshuar situatën në të cilën gjendet Policia e Shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




