PL, Blushi: Betonizimi, zhdukja e gjelbërimit, një nga krimet më të shëmtuara që Rama- Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës

Partia e Lirisë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka ka deklaruar se “betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë bërë ndaj Tiranës”. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Blushi shkruan se pas ish- Sheratonit ka ndodhur “një barbari mjedisore”.
“Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës. Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit. Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.Shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranën.”, shkruan Blushi. /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




