Kallëzoi në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, Meta cakton avokatin Genc Gjokutaj

Një ditë pas kallëzimit në SPAK dhe Prokurorinë Tiranë, Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka caktuar avokatin për çështjen, Genc Gjokutajn. Teksa publikon foton me avokatin që do merret me çështjen e tij, Meta shpreh bindjen se janë manipuluar dhe falsifikuar dokumentat, duke paralajmëruar se falsifikatorët do të përballen me forcën e ligjit.
“Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmora sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë. Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik. Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit”, shkruan Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë kallëzoi në SPAK një ditë më parë (1 shtator) Autoritetin e Dosjeve për falsifikim të dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim të vulave, stampave, për shpërdorim detyre, për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulim të të dhënave sekrete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




