Vuçiç: Do firmosim marrëveshje për tregtinë e mallrave, ndihmojmë njëri-tjetrin! Kovaçevski: Bashkëpunimi hap kryesor

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në fjalën hapëse të samitit të Ballkanit të Hapur ka vënë theksin te rëndësia e vendeve të rajonit dhe marrëveshjet që do nënshkruhen. Teksa ka paralajmëruar më tej një dimër të vështirë, Vuçiç thekson se të treja vendet do të ndihmojnë njëra-tjetrën përballë vështirësive. Po ashtu, Vuçiç është shprehur se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror. Presidenti përgëzoi më tej Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian ndërsa shtoi se Serbia ka qenë një nga mbështetëset kryesore për integrimin e dy vendeve. Vuçiç theksoi se do të firmosen marrëveshje për mos bllokimin e tregtimit të mallrave ushqimore bazë.
“Së pari do doja të falenderoja të gjithëve që jeni sot këtu me ne po organizojmë këtu, Unë Rama dhe Kovaçevksi jemi organizatorë të këtij evenimenti dhe shpresoj që të tjerë pas nesh të organizojnë të tilla evenimente. Për ne kjo është e një rëndësie maksimalë sepse qysh prej themelimit të kësaj nisme më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr vëmendje dhe energji sesa tani, vetë projekti. E them këtë sepse, më duket se, masa sesa do të sigurojmë një bashkëpunim të mirë të vendeve tona varet në sukses të kësaj nismë. Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare. Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor. Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera. Planet e mbrojtjen civile. Fondi i bashkëprodhimit, lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç në thelb të kësaj nismë. Ftoj të gjithë të kuptojë rëndësinë e këtij projekti. Taskforca për parandalimin e krizës do të jetë i rëndësishëm, u bë në Tiranë, e dimë që do jetë i vështirë. Edhe ne s’jemi mirë por do të ndihmojmë. Jam i gëzuar sepse, tri vendet tona, kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror. Kjo është bërë e mundur në mënyrën më të mirë mes vendeve tona”, tha Vuçiç.
Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në fjalën e tij teksa paralajmëroi një dimër të vështirë, siguroi se vendet e nismës do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast të mungesës së produkteve ushqimore dhe furnizimit me energji.
“Të mblidhemi bashkë është fillesa. Të punosh së bashku është sukses. Të punuarit bashkë është motori që na shtyn përpara, përmes sfidave të dimrit të ashpër që i frikësohet e gjithë bota. Së bashku jemi angazhuar të lehtësojmë lëvizjen e lirshme të mallrave dhe njerëzve. Ky bashkëpunim ka hapur rrugën që të menaxhojmë sfidat e transportit të ushqimit për qytetarët tanë. Do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Do ta ndihmojmë njëri tjetrin në rast se do ketë mungesa për produktet ushqimore. Do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi për produktet thelbësore, sheqeri, mielli, bulmeti”, tha Dimitar Kovaçeski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




