“Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, Berisha publikon videon nga vizita e Baker: Një nga ngjarjet më të rëndësishme

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, ka vendosur që me anë të fotove dhe videove që do të publikojë çdo ditë në rrjetin social Facebook, të zbulojë historinë e vërtetë të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Berisha ka publikuar video nga momenti i vizitës në Shqipëri të sekretarit të shtetit James Baker më 22 qershor 1991.
Kjo vizitë, thotë Berisha, vinte pas 45 viteve ndërpreje të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga etërit shpirtëror dhe biologjikë të Edi Ramës, që sipas tij, vendosën diktaturën e egër stalinste dhe rreshtuan Shqipërinë në anën e Rusisë.
“Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video! Miq, për shkak të fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre. Në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve miqësore shqiptaro-amerikane, vizita më 22 qershor 1991 e sekretarit të shtetit James Baker mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme. Ajo ishte vizita e parë e atij niveli në historinë e këtyre marrëdhënieve.
Vizita vinte pas 45 viteve të ndërprerjes së këtyre marrëdhënieve nga etërit shpirtëror dhe biologjik të Edi Rames, të cilët vendosën diktaturën e egër stalinste dhe rrjeshtuan Shqiperinë në anën e Rusisë. Sekretari Baker në fjalën e tij para gjysëm milioni shqiptarësh dhe mbarë botës solli nga presidenti George H. Bush dhe vendi i tij i madh – mesazhin e lirisë dhe – të miqësisë për shqiptarët dhe – mbështetjen e hapur për Partinë Demokratike, opozitën shqiptare. sb”, shkruan Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




