Berisha: SHBA-të kanë bërë më shumë se çdo vend tjetër për lirinë e shqiptarëve

Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Mirditë me mbështetësit e tij, organizuar nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Zoti Berisha, në fjalën e tij, u shpreh se realizimet më madhore në këto vite, në raport me SHBA-të, janë të lidhura me PD. Sipas tij, shqiptarët i janë mirënjohës SHBA-së, që ka bërë më shumë se çdo kush tjetër për lirinë e shqiptarëve.
“Në 30 vite, realizimet më madhore në marrëdhëniet me SHBA-të janë të lidhura me qeverinë e PD. Ne zotohemi që, siç shënuam kulmet e marrëdhënieve që lamë, kulme të tjera do të shënojmë në 100 vjetorin që vjen.”, tha Berisha.
Sipas tij, marrëdhëniet kanë një histori vetëm pozitive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




