Tabaku: Nikolla duhej të tregonte se ishte mbi palët. PD do sjellë një pr/ligj për dosjet

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka shprehur rezerva, lidhur me drejtimin e seancës parlamentare nga kryetarja Lindita Nikolla. Në përfundim të seancës parlamentare për votimin e ndryshimeve në qeveri, Tabaku kritikoi Nikollën dhe mazhorancën, që rrëzuan kërkesën për debat të bërë nga opozita.

“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD. U ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë. E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim në ditët në vijim, që ta ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdorë Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. E përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme