100 vite marrëdhënie diplomatike, Xhaçka: 50 vite komunizëm s’e zhbënë dot lidhjen! Meta: Jemi krah SHBA

Në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri nuk kanë munguar urimet nga figura të rëndësishme të vendit. Pas urimit të kryeministrit Edi Rama, presidentit Bajram Begaj dhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, ka uruar edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ish presidenti Ilir Meta.
Ministrja Xhaçka thekson se as 50 vite komunizëm ku SHBA u shpall armik nuk e zbhën dot lidhjen me SHBA-në.
‘Ju faleminderit që jeni këtu bashkë me ne, për të kremtuar 100 vjetorin marrëdhënie të vendeve tona. Kjo nuk është një marrëdhënie e rëndomë siç lidhen zakonisht për interesa, është kaq e fortë dhe e konsoliduar e sa edhe 50 vjet komunizëm nuk mundën ta zhbënin dhe nuk e zbehen”, tha Xhaçka gjatë një aktiviteti.
Ndërsa ish-presidenti Ilir Meta ka uruan në facebook duke thënë se Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur demokracinë.
“Në këtë ditë të shënuar, të një shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes, partneritetit strategjik dhe miqësisë tonë të bekuar! Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor. Mirënjohje edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë. Gëzuar! Edhe 100!”, shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




