“Dosja I.M”, reagon Meta: Autoriteti e di shumë mirë se sa të manipuluara janë ato dosje

Ish- presidenti, Ilir Meta, ka reaguar pasi Autoriteti i Dosjeve publikoi emrin se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sipas Metës, Autoriteti e di shumë mirë se sa të manipuluara janë ato dosje.
“Si mund t’i shmangem një përgjigje, pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se ky është akt vetëvrasës. Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor, është autoritet moral. Ty të është besuar që të trajtosh me kujdes të shkuarën e dhimbshme të popullit. Personat që janë implikuar në mënyre të vullnetshme dhe kërkojnë t’i shpëtojnë filtrit dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në jetën publike në vend, njëkohësisht dhe të ngushëllosh viktimat e asaj përudhe që kishin ato pasoja nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin. Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka dhe çfarë s’ka dhe sa e vërtetë dhe sa të manipuluara janë ato dosje. Një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë nga qenka zbuluar dhe normalisht, sipas lojërave të qëllimshme nga Autoriteti dhe Parlamenti, si dhe mediat e inceneratorëve, që “lëshojnë” bombat. E dini se për çfarë bombash e kam fjalën. U zbulua se pas 30 e ca vjetësh I.M., qenka ky njeri që në mars të 92 u bë deputet dhe i’u është nënshtruar filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohëve. Që nga komisionet e Berishës, që s’e kaloi gjysma e asaj partie që isha unë atëhere, dhe është kthyer në parti patronazhitës, sigruimsash dhe fuksash, e deri te koha e Nanos dhe tani. Për çfarë bëhet kjo? Çfarë i kushtonte autoritetit që është shqetësuar që të thërriste I.M., që është Ilir Metaj, Ilir Rezhep Metaj. S’jam president që të bëj zhurmë. S’jam as deputet. Përse u dashka të bëhet një ligj i posaçëm për këtë I.M?! A ka njeri që e beson këtë gjë?! U ngrit Parlamenti në këmbë. Cili parlament? Parlamenti me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës në parlament, që përdoret për nevoja personale të tij, siç është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga afera më e zezë dhe më flagrante.”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



