Presidenti Begaj takohet me Kim: Partneriteti ynë i çmuar për demokracinë! Ambasadorja e SHBA: Faleminderit për angazhimin tuaj

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj është takuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ky ishte takimi i parë që Bajram Begaj si Presidenti i vendit me ambasadoren e SHBA-së. Në fokus të takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e demokracisë.

 “Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i sotëm me Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Shqipëria dhe SHBA krah për krah”, shkruan Begaj.

Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar angazhimin e presidentit ndaj partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Urime sërish President Bajram Begaj, dhe faleminderit për udhëheqjen dhe angazhimin tuaj të fortë ndaj partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan Kim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme