“Dosja I.M”, Nikolla: Rast tronditës! Gati të mbledh parlamentin për hequr ligjin që ndalon riverifikimin e zyrtarëve të lartë

Politikë | 4 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë një conference për shtyp të zhvilluar pak minuta më parë, pasi ka shprehur tronditjen lidhur me letrën e Autoritetit të Informimit mbi dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit. Deklaroi se është e gatshme të mbledhë parlamentin, në çdo moment që partitë politike do të dëshirojnë, për të hequr ligjin që ndalon riverifikimin e zyrtarëve të lartë.

Zonja Nikolla deklaroi se i informoi krerët e grupeve parlamentare në lidhje me dosjen ku përmendet politikani I.M, i cili thuhet se ka qenë bashkëpunëtor i ish- Sigurimit të Shtetit.

“Autoriteti i Dosjeve flet për një politikan të lartë me inicialet I.M., që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në dijeni për përfshirjen e këtij politikani, si dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë.”, tha Nikolla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme