Dosja e Sigurimit të Shtetit me incialet I.M., kryeparlamentarja Nikolla takon kryetarët e grupeve parlamentare

Vetëm mjë ditë pasi Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të ndryshoj ligjin mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit në vend, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka thirrur ditën e sotme mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës. Mbledhja ka të bëjë me një dosje të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, në të cilën thuhet se një zyrtar i lartë publik, me inicialet I.M., ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.
Zonja Nikolla ka zhvilluar një takim me kreun e grupit socialist, Taulant Balla, ndërsa pritet që ajo të takojë dhe Eneklejd Alibeajn, në funksionin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit, për shkak se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe akoma më shumë mbrohen me një klauzolë të veçantë, nëse kanë kaluar “filtrin” e atij që quhej “Komisioni Mezini” dhe me pas “Bezhani” pas vitit 1997.
Kjo klauzolë, duket se është vendosur për t’i dhënë legjitimitet moskontrollit të hollësishëm të dosjeve dhe mbrojtjen e shumë politikanëve të lartë që kanë qenë pjesë e strukturave bashkëpunuese me Sigurimin e Shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



