Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Afati 9 muaj! Ahmetaj: Tatimi i posaçëm 7 dhe 10%, pse nuk e kaluam në korrik

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj po zhvillojnë konsultimin publik për Projektligjin e Amnistisë Fiskale. Në fjalën e saj Ministrja Ibrahimaj deklaroi se projektligji do krijojë transparencë dhe do luftojë evazionin fiskal. Ministrja bëri me dije se afati i zbatimit të ligjit është 9 muaj.

“Duhet që shtetet të ndërmarrin programe të deklarimit vullnetar të të ardhurave. Duhet ti marrin kur shtete kanë gati me sisteme dhe reforma që të shmanget evazioni. Qeveria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në kandër të luftës kundër pastrimit të parave, korrupsionit, dhe informalitetit. Kemi bërë investime të jashtëzakonshme pranë administratës tatimore, dhe administratave të luftërave që sapo përmenda.

Projektligji do vijë i shoqëruar me një fushatë komunikimi ku individëve do u bëhet e ditur strukturat që do gjurmojnë çdo aktivitet të paligjshëm në kuadër të evazionit apo mosdeklarimit të të ardhurave. Projektligji do krijojë transparencë.

Konsultimet prej kohësh, një prej elementëve të rëndësishëm të ligjit ka qenë dëgjimi i emigrantëve. Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh.

Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të aguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin  parë dhe 10% për të dytin.

Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete”, tha Ibrahimaj.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë detaje për aministinë duke thënë se tatimi i posaçëm është 7 % në katër muajt e parë dhe në 10% në pesë muajt e dytë.  Ahmetaj theksoi se kapitalin e deklaruar nuk do mund të transferohen jashtë Shqipërisë për 5 vite.

“Të ardhurat 24.2 % sot 28 % e prodhimit të brendshëm. Nuk është shifër për t’u mburrur por në krahasim me të kaluarën është kapërcim i ndjeshëm.

Qëllimi i amnistisë ka për qëllim regjistrimin e pasurive të padeklaruara. Pasuritë e vetëdeklaruar nuk mund të transferohen jashtë Shqipërisë për 5 vite. Pasuritë e deklarueshme shumë në të holla, sende me vlerë, pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, tatim i posaçëm është 7% në katër muajt e parë dhe 10 % në pesë muajt e dytë. Ka një kufizim të deklarimit vullnetar, por jo individi, familja brenda certifikatës. Nuk mund të tërhiqen cash deri në afatin e përfundimit të ligjit. Falja e amniteteve, gjobat ju falen subjekteve përfituese. Afati i zbatitmit është 9 muaj. Ne rangu poshtë Kryeministrit mendonim ta kalonim në korrik, kryeminsitri nguli këmbë të kishte edhe më shumë konsultime me ju, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë informacion dhe ide”, tha Ahmetaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme