Varhelyi nga Bypass i Vlorës: Maqedonia e Veriut t’i thotë ‘PO’ propozimit francez! Rama: Po s’e pranuan, të nesërmen kërkojmë ndarjen

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi ka vizituar bashkë me kryeministrin Edi Rama Bypass-in e Vlorës. Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut varen nga kjo e fundit për të pranuar propozimin francez. Varhelyi tha se është në dorën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nëse do e pranojë ose jo, ndërsa kryeministri Rama bëri të ditur se nëse nuk pranohet propozimi francez, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedoni e Veriut lidhur me procesin e integrimit.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria pret dritën jeshilë një orë e më parë për integrimin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk do të pres më kalvarin e gjatë të mosmarrëveshjeve Bullgari-Maqedonie e Veriut, por do të kërkojë ndarjen nëse Kuvendi maqedonas nuk pranon propozimin francez.
‘Ne rikthehemi këtu, bashkë me ministren e Infrastrukturës se bashku me punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me trasenë e rrugës. Sot u bë e mundur që një mik i çmuar të vinte këtu në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar për çeljen e Bypass-it në 7 korrik gjë që lidhje me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave sidomos në fundjavë. Është kënaqësi të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të Vlorës. Nuk dua të zgjatem në këtë pikë gjërat i kemi thënë aktualisht parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i mbledhur për të miratuar në fund të një debatit të politizuar, atë që quhet propozimi i fundit francez. Shqipëria nuk ka asgjë për të bërë më shumë sesa të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile të ndezur në fund një orë e më parë. Pavarësisht aspektit formal të procesit të integrimit drejt BE-së. Të sigurohemi të kemi propozime konkrete lidhur me si mundet që komuniteti i ri europian të përkthehet me hapa konkretë. Hapa që nuk e zëvendësojnë procesin e hedhjes së hapave drejt BE-së por që e përshpejtojnë në aspekte konkrete. Nëse nuk do jetë pozimit menjëherë të nesërmen do kërkojmë ndarjen e dosjes së Shqipërisë nga dosja bullgare-maqedonase, jemi të bindur se Shqipëria duhet t’i çojë negociatat këtë vit padiskutim. Të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në kuvendin e Maqedonisë dhe pastaj të shikojmë hapin tjetër që do të hedhim. Unë uroj që Maqedonia ta pranojë propozimin francez dhe të dy vendet të hyjnë në negociatat për anëtarësim, por këtë nuk e vendosim ne por parlamenti i Maqedonisë së Veriut”, tha Rama.
Ndërsa komisioneri për Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha se i takon Maqedonisë së Veriut të vendos, por u shpreh optimist që në ditët në vijim të ketë një vendim pozitiv për të hapur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
“Më lejoni të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit. Shqipëria është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Jam shpresëplotë që në ditët në vijim do të kemi lajme të mira”, tha Varhelyi.
Lidhur me Bypass-in e Vlorës, Varhelyi tha se po ndërtohet Shqipëria për brezin e ardhshëm dhe se ndërlidhja e rrugëve është tepër e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe ekonomisë.
“Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që ka nevojë shoqëria moderne. Nuk ka ekonomi e shoqëri pa rrugë për tregtinë, pa rrugë të cilat lehtësojnë tregtinë dhe për këtë arsye kemi qenë tejet të qartë që prej fillimit. E di që kemi bërë gjithë këtë punë gjatë gjithë kësaj kohe por kemi bërë shtysën e fundit. Më parë janë dashur orë për të bërë 20 km rreth qytetit ndërsa tani, ajo gjë i mbetet historisë se në këto rrugë do shohim shumë maune, automjete të rënda. Për ne, ndërlidhja me njëri-tjetrin vijon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. E di nga përvoja e Hungarisë se çfarë ndryshimi është kur ke mundësi të lidhesh me tjetrin. Jam shumë krenar për BERZH-in që kanë bërë këtë të mundur. Pa partnerët tanë, kjo nuk do të ishte e mundur”, tha Varhelyi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




