Harta e re gjyqësore, Zhupa: Gjykata Administrative të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën e re gjyqësore. Ajo kërkoi që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ketë seli qytetin e Vlorës jo të Lushnjës pasi të gjitha rrethet do ta kenë më afër.
“Lushnja është skaji më verior i rajonit të krijuar nga harta gjyqësore. A nuk do të ishte më normale të ishte në qendër të këtij rrethi dhe i bie të jetë Vlora. Vlora ka të njëjtën largësi distance nga të gjitha pikat e rrethit. Duke zgjedhur skajin më verior, Lushnjen, imagjinoni Konispolin e Përmetin që shkojnë në Lushnje. Nuk e di nëse do të mund të bëjnë ndryshim por Vlora ka mundësitë për të qenë Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë, ka edhe godinën me standardet europiane”, tha Zhupa.
Harta e re gjyqësore parashikon 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe 1 gjykatë Apeli, ndërsa të gjitha gjykatat e tjera do të shkrihen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




