“Javën e ardhshme mund të çelen negociata teknike”, Deputeti i Bundestagut: Ballkani i Hapur, element i Procesit të Berlinit

Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç në një konferencë për mediat në Tiranë ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Ahmetoviç tha se Shqipëria ka bërë hapa para përkundrejt integrimit në BE, ndërsa bëri me dije se pas vizitës në vendin tonë, do të takohet me anëtarë të Maqedonisë së Veriut për të promovuar zgjidhje. Po ashtu, ai theksoi se javën e ardhshme mund të nisin negociatat teknike për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
“Së pari për të bërë liberalizimin e vizave për Kosovën. Mund të ndihmonim Malin e Zi të mbyllnin disa kapituj. E fundit, nuk mundëm të hidhnim hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet e meritojnë këtë hap dhe për këtë shkak unë vendosa të udhëtoj në Shqipëri për të bindur njerëzit për idenë e Bashkimit Europian. Shqipëria është pjesë e BE dhe ju meritoni të jeni pjesë e BE. Ishin gabimet tona tre javë më parë. Megjithatë ka vend për optimizëm. Ju duhet të vazhdoni të jeni optimistë. Ne duhet të lëvizim në drejtimin tuaj sepse ju keni bërë shumë. Pas kësaj vizite në Shqipëri unë do të takohem me disa anëtarë të qeverisë të Maqedonisë së Veriut për të promovuar zgjidhje. Gjërat janë të ndërlikuara nga BE jo nga ju. Shqipëria Kosova Maqedonia kanë bërë shumë. Pas vizitës këtu do të takohem me anëtarë të qeverisë për të gjetur zgjidhje e për të hedhur hapin e radhës, ndoshta edhe për një lajm të mirë javën tjetër. Mund të nisin negociatat teknike. Për të stabilizuar rajonin na duhet një Shqipëri e një Maqedoni e fortë”, tha ai.
Sipas Ahmetoviç, Ballanit i Hapur është vetëm një element i Procesit të Berlinit. Ai tha se kancelari gjerman do të zhvillojë këtë vit një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
“Kancelari Sholcz ka interes të madh për Ballkanin Perëndimor. Do të kemi këtë vit edhe një konferencë për Procesin e Berlinit. Ideja e Ballkanit të Hapur është e mirë, por në krye të bashkëpunimit me të gjashta vendit kemi procesin e Berlinit. Është mirë të flasësh për Ballkanin e Hapur. Këtë vit kancelari do të zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur është vetëm një element i procesit të Berlinit”, tha Ahmetoviç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




