Turqia i tha “Po” anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO, Meta: Vendim i duhur për forcimin e sigurisë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Turqisë, që i tha “po” aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta e cilëson këtë vendim si të duhurin për forcimin e sigurisë së përbashkët.
“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, shkruan Meta.
Të tre vendet, Turqia, Finalnda dhe Suedia këtë të m artë nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




