Gjiknuri takim me shqiptarët në Britani: Të angazhuar për votën e emigrantëve

Politikë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi zhvilluan këtë të diel një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Gjatë këtij takimi, Gjiknuri vuri theksin te përpjekjet që po bëhen për të drejtën e votës për emigrantët.

“I njoha ata nga afër me punën që po bëhet për ristrukturimin dhe fuqizimin e strukturave të Partisë Socialiste të Shqipërisë jashtë vendit, dhe posaçërisht edhe në Britaninë e Madhe. Gjatë fjalës sime pata rastin të flas për përpjekjet që po bëhen për vënien në jetë të së drejtës së ushtrimit të votës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, një premtim e angazhim ky i Partisë Socialiste. I njoha ata konkretisht edhe me përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar mekanizmat dhe nxitur investimet e tyre kapitale në Shqipëri, një fazë kjo e avancuar që shkon shumë përtej thjesht skemës së remitancave, duke i bërë të ndjehen bashkë aksioner në zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan Gjiknuri në Facebook.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme