Komisioni hetimor parlamentar për Investimet Strategjike, PD s’bën hapa pas, mbledh sërish firmat

Politikë | 4 vite më parë

PD nuk bën hapa pas, lidhur me komisionin hetimor parlamentar për Investimet Strategjike. Sot, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar për herë të tretë në Kuvend kërkesën për ngritjen e këtij komisioni.

PD, në argumentat për ngritjen e komisionit, nënvizon se ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike. Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. Grupi parlamentar i PD-së thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që, sipas tyre, “i janë dhënë miqve të qeverisë Rama”. 

Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike, deputetët që kanë firmosur

  1. Agron Gjekmarkaj
    2. Alfred Rushaj
    3. Andia Ulliri
    4. Arbi Agalliu
    5. Bledjon Nallbati
    6. Bujar Leskaj
    7. Dashnor Sula
    8. Dashamir Shehi
    9. Dhurata Çupi
    10. Emilja Koliqi
    11. Enkelejd Alibeaj
    12. Eralda Bano (tase)
    13. Ferdinant Xhaferraj
    14. Flamur Hoxha
    15. fatjon veizaj
    16. Fatmir Mediu
    17. Flutura Açka
    18. Gazment Bardhi
    19. Greta bardeli
    20. Ilda Dhori
    21. Helidon Bushati
    22. Jorida Tabaku
    23. Kastriot Piroli
    24. Xhelal Mziu
    25. Kreshnik Çollaku
    26. Lefter Gështenja
    27. Lindita Metaliaj
    28. Lulzim Basha
    29. Merita Bakiu
    30. Orjola Pampuri
    31. Ramadan Likaj
    32. Saimir Korreshi
    33. Seladin Jakupllari
    34. Zef Hila
    35. Zheni Gjergji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme