23 vjetori i çlirimit të Kosovës, presidenti Meta: Ditë historike, rezistencë e lavdishme e UÇK

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, si pasojë e një ofensive ushtarake të drejtuar nga SHBA-të dhe NATO. Zoti Meta nënvizon se sot çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës. 

“Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA-ve”, thekson kreu i shtetit.

“Sot në Ditën e Çlirimit, çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, që meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, përfituese e liberalizimit të vizave, anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe çdo organizate ndërkombëtare. Në këtë ditë historike nderojmë vizionin strategjik të Presidentit Ibrahim Rugova, rezistencën e lavdishme të UÇK, heroizmin legjendar të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificat e çdo shqiptari që kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë. Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA-ve dhe vendeve demokratike mike, që i dhanë fund genocidit, kurorëzuan aspiratën shekullore për liri dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë afër Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese europiane dhe euro- atlantike.”- shkruan zoti Meta. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme