Samiti në Selanik, Rama ndan momente nga darka e punës! Takime me Scholz, Charles Michel dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi ku po merr pjesë në samitin e Selenikut. Liderët e 12 shteteve kanë zhvilluar një darkë pune, ku kryeministri Rama ka ndarë disa momente nga bisedat e zhvilluara me kancelarin gjerman Scholz, kreun e KiE, Charles Michel, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin serb Vuçiç.
“Në darkën e punës me pjesëmarrësit në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar Rama.
Në samit marrin pjesë 12 shtete Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia, për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
Më herët kryeministri Rama dha një intervistë për RTSH, ku tha se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk janë dy nisma konkurruese ndaj njëra-tjetrës, por dy nisma komplementare mes tyre, ku njëra është në nivel parimor dhe tjetra në nivel zbatues.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




