Propozimi i Bajram Begajt për President, Genc Pollo: S’mund të jetë kreu i shtetit, ka përgjegjësi për zhvatjen e bazave detare të FA

Genc Pollo është zëri i parë nga opozita që reagon pas propozimit nga PS të Bajram Begajt për postin e Presidentit të ri.
Me një postim në Facebook, Pollo shkruan se Begaj nuk mund të jetë President i Republikës, teksa e akuzon atë se ka përgjegjësi direkte për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura.
“Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!”, shkruan Pollo.
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e kësaj të premte se socialistët, pas mbledhjes së Kryesisë, kishin rënë dakord të propozonin emrin e Bajram Begajt, aktualisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si kandidatin për President që do të votohet nga Kuvendi të shtunën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




