PD nis votimin për Sekretarin e Përgjithshëm e nënkryetarët! Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme (3 qershor) për të zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force politike, nënkryetarët dhe sekretariatet.
Mbledhja ka nisur në orën 17:00, me një minutë heshtje në respekt të ish presidentit Bujar Nishani, i cili humbi jetën pak ditë më parë për shkak të një sëmundje autoimune.
Zoti Nishani u shpall Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, Kryesia e Komisionit të Rithemelimit përcaktoi më herët sot kandidatët për postet drejtuese të partisë.
Për nënkryetar të PD-së janë në garë Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, ndërsa për Sekretar të Përgjithshëm është Flamur Noka përballë Arben Ristanit.
Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha nuk ngurroi të sulmojë qeverinë që e akuzoi sot të lidhur me bandat
“Kjo është një mbledhje procedurale në të cilën do të zgjedhim drejtuesit kryesor. Zhvillimet në këtë vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Ngjarjet e javëve të fundit tregojnë se në Shkodër krimi dhe policia janë një dhe krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti si edhe në vend. Ndërkohë dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë faktojnë lidhjet e këtyre bandave me qeverinë. Faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit. Shqipëria rezulton se ministrat dhe drejtorët e saj, prokurorët dhe gjykatësit e saj rezultojnë skllevër të krimit të organizuar. Në mënyrë të papërmbajtur shqiptarët shkasin në varfëri. Kanë plaçkitur ndërmjet bordeve 300 mln euro. Çka ka bërë sot që mbi 300 mijë të rinj të jetojnë në kufij të varfërisë ekstreme. Katastrofë paraqitet gjendja në fshatin shqiptar”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




