Shqipëria merr më 1 qershor kryesimin e Këshillit të OKB-së, diskutimet që priten të zhvillohen

Politikë | 4 vite më parë

Shqipëria mer më 1 qershor zyrtarisht kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për herë të parë në këtë rol ndërkombëtar dhe për herë të parë kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria pritet të drejtojë një nga praktikat më të nxehta të aktualitetit ndërkombëtar, atë të debatit mbi llogaridhënien ndërkombëtare.

E caktuar si një ndër përparësitë e vendit në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar, qofshin  shtete apo individë, kërkon bashkëpunim të fortë të gjithë shteteve paqedashëse, duke filluar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përcakton qendrimi paraprak i Shqipërisë.

Televizioni publik ka siguruar dokumentin mbi të cilin do të mbahet debati i kryesuar nga kryeminstri shqiptar Edi Rama me të cilin nis edhe fillimi i zbatimit të programit njëmujor të kryesimit shqiptar të Këshillit të Sigurimit.

Në debat sipas dokumentit të propozuar nga Shqipëria pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Gjykatës ndërkombëtare si dhe Komisionieri i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Diskutimet janë të orientuara të sjellin mundësitë e një mekanizmi efikas e veprues të Këshillit të Sigurimit në për të sjellë përpara drejtësisë ndërkombëtare personat përgjegjës për krime lufte.

Në programin e punës së Shqipërisë janë njoftuar edhe veprimtari të tjera si: Debati mbi gratë, paqen dhe Sigurinë më 15 Qershor, Sesion informimi mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian  (16 qershor), si dhe debat i hapur mbi Metodat e Punës së Këshillit të Sigurimit, më 28 qershor.

Gjatë qëndrimit në Nju York kryeministri Rama do të pritet në takime nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres si dhe nga ambasadorja e SHBA pranë OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, takim ky në kuadër të bashkëpunësisë që Shqipëria dhe SHBA kanë lidhur me Ukrainën. 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme