Berisha zgjidhet në krye të PD, Meta: Në demokraci respektohet vota e qytetarëve

Zgjedhja e Sali Berishës sërish në krye të PD-së pas 9 vitesh, për presidentin Ilir Meta është vendim i ardhur nga vota e lirë e qytetarëve dhe si i tillë duhet të respektohet.
Nga Juniku i Kosovës ku ndodhet për një vizitë, me një fjali, Meta ka komentuar zgjedhjet e bëra në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha u shpall fitues me 93.45% të votave. Kreu i shtetit tha se vullneti i qytetarëve duhet respektuar.
“Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve”, tha Meta
Sali Berisha u zgjodh më 22 maj kryetar i PD me 40 mijë e 820 vota të demokratëve, ndërsa kundërshtarë të vetëm në garë kishte Ibsen Elezin, i cili mori 2532 vota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



