Deklaratat e Ramës për ndarjen nga Maqedonia e Veriut, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat, Balla: Shqipëria jo peng

Kuvendi ka rrëzuar sot kërkesën e opozitës për mocion me debat në lidhej me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt integrimit europian, në rast nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në qershor.
Në fjalën e tij në Kuvend, Petrit Vasili tha se debati me Ramën nuk i shërben opozitës, por Shqipërisë, teksa e konsideroi deklaratën e Ramës “provokative”.
“Në këtë moment të procesit të integrimit europian nga kryeministri i vendit në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme por me strategji të qartë për ta penguar procesin është bërë një deklarim të rëndë dhe kryeministri ka thënë, po e citoj “Ndërkohë që të gjithë e kanë të qartë, kjo situatë nuk mund të vijojë më gjatë, dhe do të ndryshojmë menjëherë kurs“, tha ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përgjigj prerazi se Shqipëria ka të drejtë të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, pasi vendi unë nuk mund të merret peng nga një debat mes 2 shteteve të tjera.
“Më vjen keq që nuk keni kuptuar asgjë, nëse doni instrument parlamentar për t’u sqaruar për këtë çështje, përdorni interpelancën, por mocion me debat se Shqipëria, në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, Shqipëria të ketë të drejtën të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, mendoj se është në të drejtën tonë. Ne kemi krijuar një proces konsultim i me shqiptarët dhe i janë përgjigjur pozitivisht kësaj çështje. Në qershor presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë fare. Shqipëria nuk ka pse të merret peng, kur në rezolutat e Parlamentit Europian thuhet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe kriteret dhe ka të drejtë që në këtë rrugë të mos merret peng nga një debat mes dy vendeve të tjera”, u shpreh Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



