Integrimi, Xhaçka: Mirënjohëse ndaj PE për Rezolutën për Shqipërinë, të miratuar me shumicë dërrmuese

Politikë | 5 vite më parë

Menjëherë sapo PE i kërkoi BE-së të nisë hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ka përshëndetur vendimin. Shefja e diplomacisë shqiptare, në një reagim në mediat sociale, ka shprehur mirënjohjen ndaj Parlamentit Evropian për kërkesën e bërë ndaj Këshillit për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mirënjohëse Parlamenti Evropian për Rezolutën për Shqipërinë, të miratuar sot me shumicë dërrmuese, me vlerësim të lartë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit të palëkundur ndaj BE-së. Përshëndes thirrjen e qartë, kristal, për hapjen e vonuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Është koha për të treguar vizionin strategjik dhe njohjen e meritës.”, shkruan Xhaçka.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme