Ish-kryeministri Berisha vijon takimet me mbështetësit në Korçë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar ditën e sotme takimet me mbështetës të tij në Korçë. Ai, në fjalën e tij, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, si dhe marrëdhënies së tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
“Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros, por ne jemi në të drejtën tonë. Pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar”,-tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




