Vendimi i Suedisë për të aplikuar për anëtarësimin në NATO, Xhaçka: Shqipëria do bëjë gjithçka për përshpejtimin e procedurave

Politikë | 5 vite më parë

“Lajm të mirë për Aleancën dhe sigurinë kolektive”, kështu e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, vendimin e Suedisë për të aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO.

Me një postim në Twitter, Ministrja shkruan se Shqipëria e mirëpret vendimin e Suedisë, duke theksuar se vendi ynë do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për përshpejtimin e procedurave të nevojshme.

“Vendimi i Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO është një lajm i mirë për Aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive. Shqipëria e mirëpret këtë vendim dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për të përshpejtuar procedurat e nevojshme”, shkruan ministrja.

Pas 200 vitesh neutralitet, Suedia mori vendimin për të aplikuar për anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.

Mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e bëri me dije edhe gjatë takimit jo zyrtar dy ditor të  Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në Berlin.

Postimi i Ministres në Twitter

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme