Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në Tiranë, Rama zbardh temat e bisedës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto gjatë takimit me ish-Sekretarin e Shtetit Amerikan Mike Pompeo ndërsa ka bërë me dije edhe temat që u diskutuan gjatë takimit.
Në një postim në rrjete sociale Kryeministri shkruan se lidhja e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë ishin disa prej tyre.
“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, shkruan Rama krahas fotove
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet për vizitë në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




