Asnjë kandidaturë për President, Komisioni i Ligjeve: Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim

Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur sot për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke qenë se nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë për postin e kreut të ri të shtetit, Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka ka deklaruar se raundi i parë kosiderohet i kryer pa votim. Bushka tha se Komisioni i Ligjeve do hartojë një raport të cilin më pas do ia paraqesë Kuvendit, i cili mblidhet në orën 17:00 në një seancë të posaçme.
Siç bëri me dije edhe vetë Bushka, data 15 maj ora 14:00 shënoi përmbylljen e afatit zyrtar për pranimin e kandidaturave për Presidentin e ri.
‘Komisioni i ligjeve pas kandidaturave, si rregull mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese dhe parashikimet e ligjit për dekriminalizimin, si dhe ato për integritetin e figurave.
Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse e Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidatutë për presidentin e Republikës nga deputetët e Kuvendit dhe kështu ne do na duhet të vendosim në lidhje me votimin e raundit të parë që sipas Kushtetutës konsiderohet i kryer pa votim. Ne do miratojmë një raport për t’ia paraqitur seancës plenare”, tha Bushka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




