“Rithemelimi”, shpallen kryetarët e rinj të degëve të PD-së në Mirditë, Lezhë, Devoll, Peqin

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni i Rithemelimit të PD-së bëri të ditur pak minuta më parë se ka përfunduar procesi zgjedhor për krerët e degëve të PD në disa qarqe. Sipas njoftimit zyrtarë të këtij Komisioni, në Mirditë fitues u shpall Albert Melyshi, ndërsa në Peqin kryetar është shpallur Mustafa Pashja. Në Lezhë fitues është shpallur Arben Ndoi, ndërsa në Devoll fitues është shpallur Elvis Hajdërlli.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Mirditë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Mirditë shpallet z. Albert Mëlyshi me 56 % të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme