A është Vali Bizhga kandidate për Presidente? Kryeministri Rama: Nuk ka asgjë të vërtetë

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se presidenti i ri i vendit nuk do të jetë asnjë nga 140 ligjvënësit.

Gjatë konferencës nga Kryeministria për javën kulturore ndërkombëtare, kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët nëse deklarata e tij për zgjedhjen e presidentit përfshinte dhe kabinetin qeveritar. Kjo pasi, sipas gazetarëve, Drejtorja e Kabinetit qeveritar Vali Bizhga përflitet si kandidate potenciale për Presidente.

Kryeministri hodhi poshtë këto pretendime, ndërsa tha se procesi i zgjedhjes së presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet.

“Ky procesi i zgjedhjes së presidentit është një proces që stimulon maksimalisht thashethemet dhe përzihen në vorbullën e thashethemeve gjithfarë emrash, në të shumtën e herëve pa dëshirën e tyre fare. Siç është dhe rasti në fjalë. Kështu që përgjigja ime është negative për pyetjen konkrete, sepse nuk ka asgjë të vërtetë në të”, tha Kryeministri Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme