Zgjedhjet e 25 prillit, Kryeministri Rama publikon foton e shkrepur pak orë pas fitores së mandatit të tretë

Politikë | 5 vite më parë

Një vit më parë, në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, Partia Socialiste arriti të siguronte mandatin e tretë qeverisës. Kryeministri Rama në këtë ditë të shënuar për socialistët, ka publikuar në Facebook një foto të tijën jashtë ambienteve të selisë rozë, teksa u uron të gjithë qytetarëve një javë të mbarë.

Kujtojmë se pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, Kryeministri Rama u shpreh se ëndrra e tij ishte ta bënte Shqipërinë kampion ballkanik në turizëm, agrokulturë, energji, bujqësi dhe shërbime dixhitale të shpejta, cilësore e të pakorruptueshme.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë foto të fiks një viti më parë, kur na u besua mandati i tretë, ju uroj një javë të mbarë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme