Berisha shtyu forcërisht Alibeajn nga podiumi i Kuvendit, reagon ambasada amerikane

Politikë | 5 vite më parë

Incidenti sot në Kuvend ku Sali Berisha shtyu forcërisht kryetarin e grupit parlamentar të PSD-së Enkelejd Alibeaj, në podiumin e Kuvendit, ndërsa ai po përgatitej të fliste, ka sjellë edhe reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim, duke ju referuar këtij incidenti komenton se ”ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, ditë i përkasin një të shkuare që duhet. të mos përsëritet”.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. të mos përsëritet”, shkruan Kim.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme