Incidenti në parlament mes Berishës dhe Alibeajt, Kim: Sulme të tilla i përkasin të shkuarës që nuk duhet të përsëritet!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim reagoi të enjten pas një incidenti gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit, ku ish- kryeministri Sali Berisha ka shtyrë nga foltorja kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Kim tha se, sulme të tilla i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, deklaroi Kim në Twitter.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




