Raporti i BB për ekonominë/ Ahmetaj: Në 2021 varfëria zbriti me 17.9% krahasuar me vitin 2018

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka bërë një pasqyrim të raportit të Bankës Botërore për ekonominë, duke bërë të ditur se në raportin e vitit 2021, varfëria ka zbritur me 17.9 % krahasuar me vitin 2018 që ka qenë 32.4%.
Teksa citon raportin e Bankës Botërore, Ahmetaj tha se rritja ekonomike i dedikohet edhe rindërtimit, që sipas tij është një ndër shtyllat kryesore të treguesve të lartë ekonomikë në vitet e fundit.
Zv.kryeministri thekson se përpjekjet për zhvillimin nuk do t’i ndalin.
“Është një moment kur kriza globale ka prekur të gjithë botën dhe Shqipërinë dhe kësisoj vëmendja duhet të ishte maksimale. Pati përleshje fizike me njëri-tjetrin, pati thumba me njëri-tjetrin dhe debate me njëri-tjetrin. Këtë gjë nuk ua zgjidhim ne e nga ça duket s’do e zgjidhni as vetë. Po i referohem një statistike të rëndësishme për ujin. Për qytetarët e Tiranës, tarifa për furnizimin e ujit të pijshëm është 650 lekë. Raporti i Bankës Botërore që i referohet vitit 2021 ka një fakt interesant, që ka të bëjë me përpjekjet për të luftuar varfërinë.
Ajo thotë që nga viti 2018, varfëria në bazë të statistikës së Bankës Botërore ka qenë 32.4 dhe në 2021 ka zbritur me 17.9%. Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur, por ritmi i uljes të varfërisë dhe ritmi i rritjes ekonomike janë më të përshpejtuara në Shqipëri. I kam statistikat këtu. Përtej kësaj, kur flisni për borxhin prapë dua të kthej statistikën politike. Çfarë thotë Banka Botërore për rritjen ekonomike? Borxhi i rritur gjatë tërmetit, pandemisë, është për shkak të menaxhimit të financave publike dhe ka qenë produktive. Hapja dhe kombinimi me politikën monetare ka prodhuar rritje ekonomike. Janë më shumë se 30 agjenci dhe kanë përfituar shumë kompani.
Banka Botërore thotë që rritja ekonomike i dedikohet edhe rindërtimit. Një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike të këtyre viteve, Flet për menaxhimin e situatës ekonomike. Kur flisni për situatën energjetike me ne, është si të futesh në fushë dhe të mos kesh kundërshtar. Menaxhimi i situatës energjitike në kohë të vështira, ka qenë shumë i kujdesshëm, i maturuar, profesional. 1.1 mld borxhe. Nuk ishte sistem, ishte rrëmujë. Kur janë shitur 4 hidrocentralet, është shkëmbyer me shumën e TVSH. Nëse sot do të kishim ato hidrocentrale do të kishim kursyer taksa dhe nuk do të ishim të detyruar të subvenciononim atë energji që po bëjmë tani. Janë 60 mln dollarë dëmi për shkak të një shitje. Në fund dua t’ju them që paketa e rezistencës sociale ka në fokus moton nga fatkeqësia, pandemitë, përkujdesje për atë grup në nevojë. I treti zhvillim, përpjekjet për zhvillim s’do t’i ndalojmë”, tha Ahmetaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




