Jorida Tabaku: Ligjvënësit evropianë duan luftë pa kompromis, ngrenë shqetësim për ligjin e mediave

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një prononcim për media, ka ngritur një sërë shqetësimesh. Tabaku shpreh me shqetësim faktin se Shqipëria nga vitit 2016 deri më sot ka rënë me 27 vende sa i përket korrupsionit.
Tabaku ka thënë se një tjetër shqetësim mbetet reforma zgjedhore dhe territorial, ndërsa theksoi se si kryetare e këshillit të integrimit do të nisë diskutimet.
“Rezoluta e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të PE, tregon edhe njëherë qartë se problem qëndron te qeveria.
Ligjvënësit Evropianë njohin faktin që duhet një luftë e pa kompromis ndaj korrupsionin, ndaj pastrimit të parave. Ata solidarizohen me mediat që janë pre e sulmit, presioneve nga ana e qeverisë. Ngre shqetësim për agjencinë e mediave të krijuar, ngre shqetësimin për ligjin e mediave që është akoma në Kuvend. Shprehin me shqetësim faktin që Shqipëria nga 2016 deri më sot ka rënë me 27 vende në indeksin e transparency international sa i përket korrupsionit. Shprehin shqetësim për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Dua t’ju informoj se si kryetare e këshillit të integrimit do të nis diskutimet. Unë e di që qytetarët janë të lodhur nga retorika e integrimit. E di që qeveria ka festuar 8 herë hapjen e negociatave, por besoj se mbajtja e parë e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë mënyra e duhur se si të procedojmë. Ça është në dorën tonë e kemi bërë. Përgjegjës për dështimin është Edi Rama. Fatkeqësisht qeveria shqiptare është e pa angazhuar, nuk ka marrë masa për t’iu përgjigjur në mënyrë dinamike këtij procesit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishin në të njëjtën grup. Unë gjykoj që duhet të vijojmë përpjekjet me të gjitha shtetet që janë pjesë e këtij rajoni gjeografik”, tha Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




