Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Do të mblidhemi sërish për një qëndrim të duhur të Opozitës!

Politikë | 5 vite më parë

Pas përfundimit të mbledhjes Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm dhe se duhet të jetë transparent. Ndaj për këtë arsye ai shtoi se grupi Parlamentar i PD do të mblidhet sërish dhe të diskutojë për të dhënë qëndrimin e duhur të opozitës.

“Edhe në këtë aspekt mazhoranca e Edi Ramës është e delegjetimuar. Nuk mund të degradojë procesi i zgjedhjes së presidentit i futur në zarfe. Këtu do të duhet të përballet opozita. Është detyrim moral dhe politik , presidenti i republikës simbolizon unitetin e popullin. Është detyrimi ynë që atë që kemi thënë në 21 prill të vitit të kaluar ta çojmë përpara. Ndaj besoj që do të duhet të zhvillohet një proces që të jetë transparent.

Presidenti është i shqiptarëve dhe ne kemi detyrimin që të bëhemi zëdhënës të shqiptarëve. E di mirë që Rama mendon që raundin e katërt në fund ta zgjedhë me votat e veta. Për këtë arsye Grupi Parlamentar i PD do të ketë kohë të mblidhet dhe të diskutojë për të dhënë qëndrimin e duhur të opozitës. Po jua them që sot jeni të ftuar në mbledhjen tjetër, pra e përsëris që presidenti duhet të jetë i shqiptarëve jo i politikës. Nuk rrudhet presidenti duke u futur në zarfe, ka dy rrugë, njëra është me bishtin ndër shalë dhe të shmangemi. Jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën.

Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final“, tha Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme