Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës/ Ambasada amerikane: Partneriteti NATO-BE thelbësor për nxitjen e sigurisë

Politikë | 5 vite më parë

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se zv.sekretarja amerikane e shtetit Wendy R. Sherman është takuar me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe Sekretarin e Përgjithshëm të EEAS lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ambasada amerikane shkruan në Facebook, se partneriteti NATO-BE është thelbësor për përparimin transatlantik.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Wendy R. Sherman u takua këtë javë me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Geoană dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) Sannino. NATO dhe BE kanë arritur një nivel të paprecedentë bashkëpunimi përballë luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë. Partneriteti NATO-BE është thelbësor për nxitjen e sigurisë dhe përparimit transatlantik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme