Zgjedhja e presidentit të ri/ Taulant Balla: Të mërkurën konsultime me Alibeajn, Mediun dhe Dodën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë komunikimit me gazetarët në Kryesinë e Kuvendit, ka dhënë detaje lidhur me procesin për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Balla deklaroi se nesër do të marrin propozimet e para me emra konkretë për kandidatët nga anëtarët e grupit parlamentar të PS, të cilët me anë të një formulari do propozojnë jo më shumë se 3 kandidatë/kandidate.
“Unë dua sot që së pari bashkë me Elisën ti përgjigjemi çdo lloj pyetje për këtë proces dhe të informojmë për disa hapa rreth këtij procesi.
Nesër në këtë sallë do të marrim propozimet e para me emra konkret për kandidatët nga anëtarët e GP të PS.
Çdo deputet i GP të PS përmes një formulari do të propozoj jo më shumë se 3 kandidatë apo kandidate, ajo që ka rëndësi është që të jetë një proces konsultimi. Nesër do ti depozitojnë në një sekretari të posaçme më pas me Elisën dhe Damianin do të vlerësojnë këto propozime.
Në të njëjtën kohë duam të nxisin publikun të bëhet pjesë, ndaj në adresën zyrtare [email protected] nxisim publikun që të sjellin propozimet e tyre, ky është një standard i ri, për t’u ndarë nga kulista e vjetra të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit. Çdo qytetar që ka dëshirë është i lutur që në këtë adresë emaili, të sjell propozimet e tij.
Ne do të ftojmë shoqërinë civile të bëhet pjesë e konsultimeve, që të sjellin propozime e tyre, do ti ftojmë në ditët në vijim.
E katërta, janë konsultimet me GP të opozitës, do ti ftojmë dhe duke qenë se koha është e shkurtër, GP zotin Alibeaj, zonjën Mesila Doda dhe Fatmir Mediu në një takim paraprak këtu në zyrat e Kuvendit.
Për të bërë një përmbledhje, nesër fillon faza e parë e konsultimeve me anëtarët e grupit parlamentar. Pasnesër do të mirëprisnim një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, po ashtu dhe me shoqërinë civile. Por prej nesër ftoj qytetarët, që të bëhen pjesë e këtyre propozimeve grup i te adresa jonë e emailit [email protected]“, tha Taulant Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




