Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitoren Lelja Agolli

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitoren e shquar Lejla Agolli. Kreu i shtetit i ka shprehur Agollit mirënjohjen për ndihmesën e çmuar të dhënë në pasurimin e trashëgimisë artistike dhe kulturore.

Postimi i plotë:

Në vlerësim të krijimtarisë së vyer me vepra të të gjitha gjinive në fushën muzikore shqiptare, si dhe për kontributin e veçantë në edukimin e brezave të rinj të artistëve, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitoren e shquar, Lejla Agolli.

Mirënjohje për ndihmesën e çmuar të dhënë në pasurimin e trashëgimisë tonë artistike dhe kulturore, duke treguar me pasion, dedikim dhe punë të palodhur se muzika është një urë lidhëse mes njerëzve, një gjuhë që tejkalon kufijtë dhe që afron popujt dhe kulturat e ndryshme, sepse arti, në vetvete, është pasqyrim i shpirtit të një kombi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme