Kryeministri Rama takon presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, energjia, turizmi, çështjet kryesore të bisedimeve

Politikë | 5 vite më parë

Shqipëria shpreson që Azerbajxhani të investojë akoma më shumë, aq sa ka bërë edhe në vende të tjera të Ballkanit, si Mali i Zi. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit që ai zhvilloi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Zoti Rama gjatë këtij takimi, u shpreh se Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit.

“Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme me fqinjin tuaj Armeninë. Ne kemi një urë shumë të fortë Turqinë! Pres me shumë padurim që të dëgjoj dhe të shoh prespektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona në sektorin e energjisë dhe të turizmit. Ne kemi të drejtë të jemi xheloz për Malin e Zi, pasi keni bërë shumë investime aty. Shpresojmë të bëni të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë. Ndërkohe që prisja që ju të vinit në vendin tonë, mendova të vija unë këtu. Presim me padurim të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë.”, tha Rama në fjalën e tij.

Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev, ka bërë me dije se në takimin me kryeministrin Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë, si dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.

“Vizita dëshmon nivelin e lartë të dialogut politik mes vendeve tona. Jemi takuar shumë here. Kemi komunikuar edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare. Kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Evropës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukses këtë projekt historik, duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik. Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për tu rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo ç’ka është në proces bisedimesh do sjell zhvillime të reja. Risitë në fushën e turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve mundësi të eja turistike”, tha Ilham Aliyev.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme