Basha: PD vijon e përçarë, Berisha po shpall kulak këdo që del kundër tij

PD vijon të jetë një arenë përplasjesh mes Sali Berishës dhe grupit që kërkon largimin e tij si person i shpallur “non grata” nga SHBA-të, me akuzat si i korruptuar, pengues i drejtësisë dhe që i ka sjellë dëme demokracisë në Shqipëri.
Ish-kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ndërsa është pyetur nga gazetarët për situatën brenda PD, ka theksuar se “vijon të mbizotëroj fryma përçarëse”. Zoti Basha është shprehur se Berisha po shpall kulak “këdo që i del kundër”.
“Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD. Berisha po shpall kulak atë që kthehet kundër tij. Siç e keni parë se çfarë i bëhet Alibeajt, vetëm se mbron interesat e PD dhe interesat e demokratëve. Ju e keni parë që DASH konfirmoi ato që ne kemi thënë.”- tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




