Parlament, ministrja Spiropali replikon me ish-Kryeministrin Berisha: Je gjeneral i ushtrisë së vdekur!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka debatuar me ish-kryeministrin Berisha në Kuvend duke thënë se Sali Berisha ka ndërtuar tre Piramida, dhe e teta është ajo në PD që nuk do të ngjitet kurrë na majë.
“Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë. Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30. të dëgjova dhe jashtë që flisje për amnistinë e kanabisit, dhe dikur flisje si krenar. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Edhe hija jote i tremb sot, jo më prezenca jote në qeveri kur ishe në qeveri. Ata që ishin aty ishin të tutë dhe me ta mbroje të tutë. Nuk the asnjë fjalë për raportin e DASH. I ikën si djali temjanit këtyre raporteve. Ne i lexojmë me laps dhe letër këto raporte”, tha Spiropali.
Ministrja në vijim ka thënë se Berisha është përçarësi më i madh në këto treva dhe se ai mendon që ka jetë përtej partisë që mori në qafë.
“Pse shqetësoheni kaq shumë o Oerd, si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin më ka rënë taksirati të merrem dhe me deputetin e botës tjetër, ju këtë duhet ta pranoni se me kënaqësi nuk i afroheshim. Meqë foli për etikë ndaj zonjave, ne e dimë shumë mirë se si kur ishte në pushtet e dimë ç’emra e epitete i vinte nga kryeprokurorëve e të gjithë atyre që u dilnin përballë. E sot juve këtu në front që ju ka përballë, e dini shumë mirë se si ju ndërsen njerëz që t’ju thonë fjalën e fundit. Pra, sa për etikën dhe moralin e lartë të gjuhës dhe të sjelljes, ne Sali Berishën e njohim dhe nuk ka nevojë të na e tregojë njeri. Ajo që është më e rëndë dhe ku Saliu, doktori gabon edhe më rëndë, është se ai mendon që ka jetë përtej partisë që mori në qafë për të. Nuk ka jetë përtej partisë që mori në qafë për të. Nuk ka mizë që i afrohet atij për ta kthyer në politik dhe nuk ka njeri me dy pare mend në kokë që e voton Sali Berishën me të gjithë ato që ka thënë dhe ka bërë. Ai është përçarësi më i madh që kanë parë këto treva. Patjetër që ka patur dhe ka gojën dhe gjuhën më të ndyrë që ka patur ndonjëherë ndonjë politikan në Kuvendin e Shqipërisë dhe në shqiptari”, tha ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




