Presidenti Meta vlerëson me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’ Nuhi Berishën

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Nuhi Berishën.

Me një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se veprimtari i shquar dhe i paharruar Nuhi Berisha, së bashku me Rexhep Malën, luftuan dhe ranë heroikisht me armë në dorë në Kodrën e Trimave në Prishtinë në janar 1984, të rrethuar nga milicia serbe.

Postimi i plotë:

Në themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës qëndron gjaku dhe sakrificat sublime të bijve të saj më të mirë.

Ndër ata që hynë në histori është edhe veprimtari i shquar dhe i paharruar Nuhi Berisha, që së bashku me Rexhep Malën, luftuan dhe ranë heroikisht me armë në dorë në Kodrën e Trimave në Prishtinë në janar 1984, të rrethuar nga milicia serbe.

Pas vlerësimit të mëhershëm për Rexhep Malën, pata privilegjin e veçantë të vlerësoj bashkëluftëtarin e jetës dhe të idealit të tij, si dhe frymëzuesin  e brezave të rinj për atdhedashuri dhe sakrifice sublime për lirinë e Kosovës, Nuhi Berishën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Lavdi të përjetshme kujtimit të prijësve të shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme